Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona gjatë javës që po lemë pas.

Disa prej të arrestuarve janë vënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, të tjerë për dhënie makine pa leje drejtimi, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe korrupsion aktiv.

Nuk kanë munguar edhe ndëshkimet pasi mesatarisht në ditë janë vendosur 1577 gjoba.

Njoftimi i plotë

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (12.05.2024 – 18.05.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

11 Arrestime dhe procedime penale:

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

2 persona për pa leje drejtimi.

5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 persona u proceduan  për korrupsion aktiv.

Masat administrative:

11.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,577 në ditë.

99 masa për xhama të zinj.

566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

 54 raste për tejkalim shpejtësie.

24 raste të ndryshme 

9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!