8 marsi ndryshe ne kryeqytet, mes lulesh dhe pandemise.

Dita e sotme përkon pikërisht me datën e 8 Marsit, ditën ndërkombëtare të gruas një ditë e rëndësishme në të cilën i bëhet tribut figurës së gruas në shoqëri, një ditë që për disa është arsye për të festuar, për disa arsye për të protestuar dhe për të tjerë për të sensibilizuar. Është një ditë ku figura e gruas është në qendër të vëmendjes, kur në fakt duhet të jetë në të gjithë ditët e vitit.

Por aktualisht jemi duke jetuar në një kohë të pazakontë ku Covid-19 vijon të jetë I pranishëm duke kushtëzuar përditshmërinë dhe aktivitetet tona. Ashtu siç ka ndodhur përgjatë vitit që lamë pas edhe këtë vit, eventet, festat dhe gjithçka tjetër nuk është më si më parë prej pandemisë. Sot me kamerën tonë kemi realizuar një vëzhgim sesi është pritur në fakt ky 8 mars këtë vit, duke ardhur edhe si një urim për të gjithë nënat, gratë dhe vajzat në Shqipëri, në ditët e tyre.

Kepucet e kuqe/ Fushata sensibilizuese per 8 mars.

Do të vijojmë emisionin po në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas 8-marsit me një nisëm e ndërmarrë kundër dhunës së grave në shoqëri dhe familje. Bëhet fjalë pikërisht për nismën “Këpucët e kuqe” , e cila ka nisur në vitin 2009 e shtrirë në shumë qytete të botës, por që fillesat I ka nga artistja meksikane Elina Chauvet, pasi humbi motrën e saj në moshën 32 vjeçe si pasojë e dhunës në familje. Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës për të rritur ndërgjegjësimin e për të kujtuar të gjitha gratë e vajzat që nuk janë më, me datën 8 mars në shkallët e galerisë së artit “Nikolet Vasia” do të vendosë instalacionin me “Këpucët e Kuqe”, që janë mbledhur nga gratë e qytetit. Më pas, në ora 19:00 do të vijë premiera në faqen teatrit, ku me regji nga Driada Dervishi janë “8 histori të vërteta të 8 grave”, që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.

Parfumi “Mama” nga Joni Peçi/ Dedikuar te gjitha nenave shqiptare.

Tashmë do të presim në studio disa miq të programit, pikërisht stilistin e njohur Joni Peçi, i cili në ditën e nënës, në ditën e gruas ka hedhur në treg parfumin e tij më të ri të pagëzuar pikërisht me emrin “Mama” si tribut për nënën e tij sigurisht por edhe për të gjitha nënat shqiptare. Ai sot nuk vjen vetëm pasi si imazh për promovimin e këtij parfumi ka zgjedhur soprano me famë botërore Inva Mula dhe vajzën e saj Ninën, të cilat gjithashtu I kemi sot në studio i presim…