Rudina – Emisioni 9 tetor 2019

Rudina – Emisioni 9 tetor 2019

18:57 09/10/2019

Rezarta Skifteri – Stiliste

Ajo është një stiliste e njohur shqiptare, e cila prej shumë vitesh tashmë është kthyer në stilisten e preferuar të personazheve të njohur të ekranit, të cilët i besojnë imazhin e tyre krijimeve të saj.

Bëhet fjalë për stilisten Rezarta Skifteri, e cila ka marrë pjesë në Milano Fashion Week për të dytin vit radhazi, jo si spektatore, por si një stiliste, e cila ka prezantuar koleksionin e saj vjeshtë-dimër 2020. Por për të treguar më tepër se si ishte eksperienca e saj këtë vit në javën e modës dhe trendet e sezonit stilistja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Skifteri tha se ishte ndjerë mirë në këtë sfilatë dhe se kishte marrë oferta për të punuar me personazhe të televizionit Italian Canale 5.

“Kam punuar shumë për këtë koleksion, por ajo që më ka pëlqyer shumë është të qenit shqiptare në një vend të huaj dhe që jam duartrokitur jashtëzakonisht shumë. Jam përgëzuar shumë nga italianët dhe fustanet janë pëlqyer dhe janë shitur shumë. 7 nga veshjet e koleksionit janë shitur aty. Disa nga ofertat i kam pasur nga personazhet që punojnë në Canale 5 në Itali. Tani shpresojmë shumë që të realizojmë fustane për prezantuese të Canale 5. Janë emrat e tre drejtueseve, por nuk mund të them asgjë më shumë se kaq. Për të realizuar një veshje më janë dashur orë të tëra dhe ditë edhe pse në pamje të parë duken sikur nuk kanë shumë punë. Ngjyrat ku kam punuar janë ngjyrat e mia të preferuara, e zeza, roza antike dhe argjendi. Ndryshe nga hera e parë kisha edhe me fustane të shkurtra, por u ktheva në Shqipëri pa fustane të shkurtra, ishin shumë të preferuara. Fakti që blihen do të thotë që ka sukses. Është një koleksion i punuar me efektin “shoh, nuk shoh”, me efekte seksuale, por edhe të forta në të njëjtën kohë. Nëse herën e parë kërkonin të dinin për punët e mia, këtë herë ishte ndryshe, ata ishin të informuar dhe patëm më shumë oferta për bashkëpunime. Pa diskutim kjo është kënaqësi e madhe dhe jam shumë e lumtur”, tha Skifteri./tvklan.al

Rudina Jasini – Avokate, studiuese dhe lektore e së Drejtës Ndërkombëtare Penale pranë Universitetit të Oksfordit

Rudina Jasini, shqiptarja e suksesshme tregon rrugëtimin e saj

Historia e saj është një histori shumë e bukur suksesi, se si mund t’ia dalësh mbanë, me shumë punë, mund dhe përkushtim. Rudina Jasini është një prej avokateve shqiptare më të njohura sot në botë. Është edhe studiuese  e së drejtës ndërkombëtare penale dhe lektore pranë Universitetit të Oksfordit. Por mbi të gjitha ajo është një vajzë me botë të madhe, e apasionuar pas të bukurës. Për të rrëfyer më tepër rreth rrugëtimit të saj professional  dhe se si ia ka arritur të jetë e suksesshme në këtë fushë Rudina Jasini ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit ajo tregoi rrugëtimin e saj drejt suksesit.

“Nëse ju ndiqni një profesion të caktuar dhe arrini në potencialin më të mirë të mundshëm të tij, kjo nuk do të thotë që aspekte të tjera si e bukura, arti, muzika t’iu mungojnë. Ato janë pjesë që mua më plotësojnë shumë. Udhëtimi është një nga pasionet e mia dhe mendoj se është një nga format më të mira të edukimit që një individ mund të ketë dhe fotografia mendoj se është një nga shoqëruesit më të mirë të udhëtimeve. Të qenit lektore në Universitetin e Oksfordit është kulminacioni i një udhëtimi të tërë. Unë jam larguar nga Shqipëria me bursën e Fulbrightit dhe kam studiuar në SHBA për drejtësi. Kam ardhur në Hagë për çështjen Haradinaj, më pas në Oksford për master doktoraturë dhe post doktoraturë dhe për sa kohë ti si individ sjellë një vlerë të madhe në aspektin akademik kërkimor, çdo institucion do të ofronte platformën që të ishe pjesë e institucionit. Unë jam pjesë e një projekti kërkimor që merret më viktimat e luftës në shoqëritë konfliktuale dhe post konfliktuale. Në aspektin juridik kam qenë avokatja e vetme shqiptare që ka punuar për çështjen Haradinaj. Ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme dhe kam mësuar se si të implementosh ligjin në nivel ndërkombëtar duke punuar me vaokatë të një kalibri shumë të lartë”, tha Jasini./tvklan.al

Adonis Filipi – Regjisor dhe Drejtor i ‘’Skampa’’ Festival


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori