Moderatorja e njohur e programit më të ndjekur të pasdites në Tv Klan, Rudina Magjistari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video tepër interesante.

Sot mëngjesi për të ka nisur me qenushen e familjes, Lajthia e cila ja ka dalë me sukses të pinte një gotë taratori.

“Na falni për rrëmujën, Sot Lajthia i futi turinjtë e saj të bukur, në një gotë taratori jo të vetën dhe ne s’ia prishëm qejfin këtë herë.

Ndryshe nga përralla e dhelprës dhe lejlekut, ia doli fare mirë, me teknikat e veta, ta pinte të gjithën. Eh, si janë bërë këta qentë e sotëm!” shkruan moderatorja me nota humori në profilin e saj. /tvklan.al