Rudina Magjistari tregon e emocionuar çfarë vogëlushja e saj i kishte kërkuar të vendoste në program

Rudina Magjistari tregon e emocionuar çfarë vogëlushja e saj i kishte kërkuar të vendoste në program

21:40 31/03/2020

Rudina Magjistari gjatë emisionit pasditen e sotme në Tv Klan, tregoi e emocionuar se në duart e saj mbante dy aksesorë të vogël zbukurues, që ia kishte dhënë vogëlushja e saj Mia. Bëhet fjalë për një lule margarita dhe një unikorn.

Moderatorja u shpreh se vajza e saj i kishte kërkuar që t’i mbante ato në program dhe gjithashtu i kishte shkruar dhe një kartë, ku i thoshte se i mungon shumë kur ajo shkon në program.

Rudina Magjistari: M’i ka vendosur vajza ime sot dhe përveç se më shkruajti një kartë para se të nisesha për në punë dhe më tha: Mami ti më mungon shumë kur shkon në program. Ndërkohë më tha: Të lutem mbaji këto sot në program. Dhe unë po i mbaj sot për të. Mia zemra e mamit këto janë për ty, të dua shumë. Të dua shumë shpirti i mamit./tvklan.al 

Të ngjashme

Grupi

Kallezo