Me përfundimin e ndeshjeve të dyta në grupe takimet e fundit janë caktuar të luhen në të njëjtën orë. Në grupin A, Rusia dhe Uruguai me pikë të barabarta dhe të kualifikuara tashmë, do të përballen për të ndarë kreun.

“Nuk do të jetë e lehtë. Ende nuk e kam vendosur se kush do të zbresë në fushë, por të gjithë duhet të jenë gati. Jemi kualifikuar, por ky është vetëm fillimi”, tha Stanislan Cherchesov, Trajneri i Rusisë.

Edhe Urugai kërkon fitoren në këtë ndeshje për ta patur më të lehtë në fazën tjetër. Për latinët qëllimi justifikon mjetin.

“Nuk është e rëndësishme si e arrijmë rezultatin. Mund të luajmë mirë ose keq. Në botëror e rëndësishme është vetëm fitorja”, tha Fernando Muslera, futbollist i Uruguait.

Rusia i fitoi dy ndeshjet e para ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit me rezultat bindës ndërsa Urugiai u tregua cinik duke siguruar fitoret më vetëm nga një gol për secilën ndeshje. Takimi tjetër i këtij grupi mes Egjiptit dhe Arabisë do të jetë sa për prestigj. Skuadrat janë të skualifikuara.

Tv Klan