Nëse një ditë e mirë fillon në mëngjes, sezoni i Bayern Munich, i pari me Julian Nagelsmann në stol rrezikon të jetë një dështim total. Fati për trajnerin gjerman nuk është kjo fjali i famshme, por është tablo e rezultateve negative që gjiganti i Bundesligës ka marrë në takimet para-sezonale. Tre humbje, një barazim dhe vetëm një fitore kanë revoltuar tifozët e Bayern.

Pas humbjes 3-0 ndaj Napolit në “Alianz Arena”, tifozë të shumtë kanë nisur fushatën e “NagelsmanOut”, ku kërkojnë largimin e trajnerit 34-vjeçar. Bayern Munich është kthyer dhe në një skuadër që pëson shumë. Në 5 sfidat miqësore, bavarezët kanë detyruar portierin e tyre të nxjerrë topin nga fundi i rrjetës në 10 raste, në një mesatare prej dy golash për ndeshje.  

Humbjet në ndeshjet e para të sezonit po rrisin vetëm presionin dhe pas nokautit kundër Napolit në internet furia e tifozëve nuk ka mbetur e fshehur: Tashmë “NagelsmannOut” është bërë trend në Gjermani.

Klan News