Teknologjia pati një vit të madh suksesi në 2020-n, ndërsa pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë të rriteshin në vlerën 3.4 trilionë $ në total vitin e kaluar. Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Apple regjistruan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi 100 miliardë $ në të ardhura tremujore.

CNBC vëzhgoi raportet më të fundit tremujore të fitimeve për 7 markat më të mëdha të teknologjisë ku Amazon u rendit në vend të parë ku xhiroi më shumë se 830,000 $ të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit të 2021.

Në vend të dytë vijon kompania Apple me 691,234.57 $ për minutë. Alphabet renditet në vend të tretë me 426,805.56 $ për minutë. Më pas në klasifikim vijojnë Microsoft, Facebook, Tesla, Netflix. Të dhënat u mblodhën për një periudhë 90 ditore dhe 129,600 minuta, për tremujorin e parë të vitit 2021.

Megjithatë kompanitë arritën një mesatare prej 373,606 $ në minutë, e cila është në të vërtetë më pak se tremujorin e mëparshëm 416,768 $ në të ardhura për minutë.

Klan News