Qytetarë nga Vlora kanë sjellë në “Stop” filmime të helmimit të qenve të rrugës, pamje këto makabre sipas drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Saimir Kodra: Edhe kjo lloj qasje që është në qytetin e Vlorës, i cili nuk është i vetmi, kemi treguar edhe qytete të tjera, në mes të ditës qen të helmuar.

Gentian Zenelaj: Para dy javësh kishim në Cërrik.

Saimir Kodra: Shfaqje barbare, në mes të rrugës, ku kalojnë fëmijë, njerëz që janë vërtetë të dobët nga zemra dhe mund t’i duan kafshët. Jo vetëm në Vlorë e në Tiranë, në Peqin e në Rrogazhinë, po në të gjithë Shqipërinë. Nëse mendoni se qentë në atë habitatin tuaj janë problematikë, ka nga këto organizatat që i marrin dhe i çojnë diku. Por mos i helmoni në mes të ditës ashtu, as në mes të natës.

Saimir Kodra: Këto janë pamjet, hiqe kaloje. Unë i dua kafshët.

Gentian Zenelaj: Shfarosje masive.

Saimir Kodra: Është një tmerr i madh. Kushdo qoftë ai individ, po pse mer të hëngërt dreqi!

Gentian Zenelaj: E kanë këtë qasje bashkitë tona, më kujtohet që më përpara dilnin natën me çifte. 10 -15 vetë vritnin qentë.

Saimir Kodra: Në fakt, ky sinjalizimi që na ka ardhur nga Vlora thotë se qenka një italian atje. Që këto qentë e rrugës i paskan sulmuar qenin e tij dhe ky i paska helmuar të gjithë.

Gentian Zenelaj: Ashtu ë. Pse nuk marrim qentë e Vlorës të sulmojnë qenin dhe italianin bashkë.

Saimir Kodra: Po ç’është kjo? O taljano, po në mes të ditës? Të të shikojnë fëmijët, njerëzit. Është tmerr i madh… Këto janë pamje makabre., për fëmijët, për të tjerë, nuk kemi nevojë të kemi pamje të tilla…

Gentian Zenelaj: Aq më tepër në kulmin e sezonit turistik. Ore siç erdhi video tek ne, shkon edhe tek “Al Jazeera”. Shkon edhe tek “New York Times”.

Saimir Kodra: Al Jazeera thuaj është kanal televiziv se mos e kujtojnë si ISIS, prandaj.

Gentian Zenelaj: Është kanal televiziv shumë i famshëm.

/tvkaln.al