Pas takimit me motrat binjake dhe Vivien, protagonist i “Love Story” në TV Klan, Saimiri, vendosi t’i jepte një shans edhe dy bukurosheve të tjera, Merit dhe Xhesit.

Kjo është hera e dytë që ai e fton Merin në një takim, pasi pati edhe një bisedë tek vila e tij, në mëngjesin e organizuar me të gjitha vajzat.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Meri ka folur për këtë takim të shkurtër, për të cilin është shprehur se Saimiri donte të dinte më shumë rreth saj.

Ajo gjithashtu ka theksuar se e priste që 33-vjeçari ta ftonte në takim, pasi shfaqi interes për të, që në takimin e shkurtër.

“Kam pak emocione por këtë takim edhe e prisja nga Saimiri sepse pashë që në atë bisedën e vogël që bëmë të vila, kërkonte të dinte më shumë rreth meje”, ka thënë bukuroshja nga Elbasani.

Por ashtu si të gjitha vajzat e tjera, edhe Meri është shprehur se ende nuk ka arritur të zbulojë diçka nga Saimiri, teksa shpreson të mësojë më shumë rreth tij në takimin e javës së ardhshme.

“Në atë takimin e vogël nuk është se zbulova shumë për Saimirin dhe besoj që në takimin e ardhshëm do zbuloj më shumë rreth tij”, ka thënë Meri.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al