Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur mes emocioneve, teksa një tjetër vajzë pritet të eliminohet sonte.

E zgjedhura e Saimirit për një takim privat këtë herë ka qenë Flavia, për të cilën ky është takimi i parë i gjatë.

Ata kanë bërë gara me njëri-tjetrin, teksa në fund kanë shkëmbyer edhe një puthje të vogël në buzë.

Veç të tjerash Flavia dhe Saimiri kanë hapur edhe temën e eliminimeve, teksa 33-vjeçari ka theksuar se vajzat bëjnë debat për t’u bërë lajm.

Saimiri: Do bëjmë një garë?

Flavia: Po është pak me hile se ti bën palestër.

Saimiri: Po unë do të të lë të hipësh pak më përpara. Me çfarë do vëmë bast?

Flavia: S’do fitosh ti!

Saimiri: Si e lamë, do më puthësh ti mua apo unë ty?

Flavia: Ti mua më mirë. E kishe kuptuar edhe vetë që e kishe mbushur kupën. Më ke bërë me nerva. Çdo natë prisja të eliminohesha se nuk kisha takim dhe…

Saimiri: Po arushin e ke akoma, se mos e ke hedhur? Me arushin fle ti?

Flavia: Po, e kam. 

Saimiri: Pse duhet të jetë Flavia vajza që unë duhet t’i jap trëndafil?

Flavia: Duke qenë se ti ma jep trëndafilin në fund, më le të kuptoj që jam më pak e dëshiruar.

Saimiri: Rradha si unë i jap trëndafilat nuk ka lidhje me preferencat e mia.

Flavia: Deri tani ke eliminuar edhe vajza që pak a shumë nuk është se ke pasur takim

Saimiri: Nëse unë e shoh një vajzë që nuk kam pëlqim, nuk kam pse ta ftoj edhe në takim. Ato janë të gjitha vajza të mira, të bukura, por unë dua të shoh se cila përshtatet me mua. Nuk kam frikë nga debatet por kur janë debate që kanë arsye tamam, jo debat kot për tu bërë lajm.

Flavia: Shumica që kanë bërë debat e kanë nxjerrë si justifikim që bëri debat prandaj më hoqi Saimiri.

Saimiri: Kur unë e eliminoj një vajzë, ajo e merr shumë personale, sikur unë jam kundra saj, unë nuk mund t’i marr të gjitha, në fund unë një mund të marr.

Flavia: Në fund të fundit dashuria është diçka që nuk të imponohet, nuk kam pse të detyroj unë ty të bësh diçka ose të të bëj të keq më shumë. Gëzuar për dashurinë!/tvklan.al