Protagonisti i Love Story, Saimir Kasemi, ka folur për largimin e Flavia nga spektakli, në nisje të ceremonisë së trëndafilave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Saimiri është shprehur se mes tij dhe Flavias ka pasur vetëm pëlqim.

Më tej ai ka komentuar edhe kërcimin që pati me Generdën në mbyllje të puntatës së 12-të.

Saimiri theksoi se i kishte munguar një takim me Generdën gjatë javës, dhe ndaj zgjodhi ta ftonte për një vallëzim.

“Flavia është vërtetë shumë vajzë lozonjare dhe shumë pozitive… kemi pasur një pëlqim, por kaq.

Takimet tona kanë qenë më shumë zbavitëse sesa emocionuese dhe mendoj që edhe ajo e ka ndjerë këtë gjë dhe e ka kuptuar.

Me Generdën, ngaqë nuk kishim takim gjatë gjithë javës, vërtetë më mungoi një takim me të dhe e shfrytëzova rastin që të kem një kërcim”, deklaroi Saimiri./tvklan.al