Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion”. Përballë një paneli gazetarësh, ai do t’i përgjigjet pyetjeve rreth çështjeve kryesore politike.

Një natë më parë, drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu paralajmëroi këtë intervistë me ish-kreun e shtetit. Intervista e Berishës vjen në një moment, kur opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca kanë gjetur një marrëveshje për të çuar përpara reformën zgjedhore.

Por jo vetëm kaq, pasi PD ka denoncuar disa kryebashkiakë socialistë që kanë shkelur ligjin e dekriminalizimit, ndërsa së fundi akuzon atë të Bulqizës, se është filmuar duke konsumuar kokainë.

Për këto çështje dhe të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha do të përgjigjet në emisionin “Opinion” në Tv Klan në orën 21:00. /tvklan.al