Hamdi Salihi një nga sulmuesit më të spikatur shqiptar i jep fund futbollit të luajtur. Në moshën 35 vjeçare shkodrani var këpucët në gozhdë, por jo për të ikur përgjithmonë nga ky sport.

“E mendoj veten gjithmonë afër futbollit dhe më shumë në rrugën e trajningut.”

Ka bërë diferencën si golashënues duke nisur nga kampionati shqiptar, ai austriak, amerikan, kinez e izraelit. Jo pak herë na ka befasuar me gola të jashtëzakonshëm. Vetë Salihi veçon më të bukurit.

Mund të veçoj golin me Norvegjinë, një roveshatë ndaj Partizanit dhe një tjetër në Izrael ndaj Maccabi Haifa.”

Kombëtarja është një moment i i paharrueshëm për një futbollist, por Hamdi Salihi ka edhe pengje.

Jam krenar që vesha fanellën e Kombëtares madje dhe duke shënuar gola, por kam peng atë që nuk isha pjesë e Kombëtares në Euro 2016.”

Hamdi Salihi po e mbyll karrierën e futbollistit me fanellën e Wiener Neustadt në Austri. Ndoshta aventura e tij në rolin e trajnerit do të nisë nga ky kampionat.

Tv Klan