Përbërësit
2 feta bukë
4 lugë gjelle djath parmixhan
4 copa biftek
150 gramë rukola
2 lugë gjelle mustard
1 kokërr qepë të kuqe
Kripë dhe piper
Vaj ulliri
uthull
Përgatitja
Ndizeni furrën dhe në një prej vatrave të sobës, thekni bukën pasi ta keni spërkatur me pak vaj ulli dhe me djathin parmixhan. Pastaj hidhini bukës që po theket, kripë dhe piper.Piqeni derisa të marrë një ngjyrë kafe, për afro 5 minuta. Në një tigan hidhni biftekun pasi ta keni marinuar me kripë dhe piper. Pasi të grini qepën, spërkateni me një lugë vaj ulliri. Shtoni dhe qepët në tigan dhe i skuqni derisa mishi të bëhet plotësisht.
Biftekun lëreni të ftohet përpara se të prisni në copa të vogla.
Në një enë qelqi të madhe hidhni mustard, vaj, uthull dhe përziejini me njëra – tjetrën. Shtoni në enë rukolën, qepët e biftekun e skuqur. Në fund shtoni në enë edhe copat e bukës së thekur pa harruar të hidhni pak kripë dhe piper./tvklan.al