I njohur për karakterin e tij polemizues, Ministri italian i Brendshëm, Mateo Salvini përplaset edhe me Pamela Anderson. Gjithçka nisi pasi ish ylli i Baywatch shkroi në Twitter se masat ndaj emigrantëve po çojnë drejt një forme të re fashizmi në Itali, duke hequr paralele edhe me situatën aktuale në Francë.

Por biondja e njohur për format e saj bombastike nuk e lë më kaq, teksa shkruan se e dashuron Italinë, ushqimin e saj, modën, artin dhe kulturën, por njëkohësisht shprehet e shqetësuar për atë që po ndodh aktualisht, situatë e cila i kujton vitet 30.

Dhe përgjigjia e Zv/kryeministrit italian nuk ka vonuar. Edhe ai në Twitter, më shumë ironi shkruan:

Sot jam sulmuar nga një politikane e rëndësishme amerikane: Pamela Anderson. E preferoja më shumë me bikini,

shkruan ai.

Edhe pse Salvini s’e kursen ironinë, përtej imazhit seksi që ka mbetur në memorien e publikut, Anderson ka disa vite që është shumë aktive me çështje të ndjeshme politike dhe sociale.

Tv Klan