Vaksina sputnik V lehtëson destinacionin turistik, rikthehen aktivitetet ekonomike

Falë vaksinës ruse Sputnik V , San Marino është bërë një nga vendet e para në Evropë që hoqi kufizimet e  COVID 19.  

Vendi po i gëzohet statusit të ri . Ditët e fundit nuk është raportuar për viktima apo raste te reja me infektime.  Fushata e vaksinimit bëri të mundur dhënien e dozës së parë për 90% të popullsisë dhe sapo janë ndjerë efektet pozitive të saj.

Menjëherë pas lehtësimit nga pandemia aty është rikthyer jeta e përditshme dhe aktiviteti ekonomik.  Shkalla më e lartë e infeksionit në San Marino ishte pothuajse 250 raste në javë në fillim të Prillit ndërsa nuk ka pasur asnjë rast infeksioni që prej 4 majit.

San Marino  është një nga atraksionet turistike  më të rëndësishme në Evrope dhe tërheq çdo vit mijëra turistë .

Klan News