Një ditë pasi u dekretua si ministër i Brendshëm, Sandër Leshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Lezhës. Takimi në drejtorinë e policisë së këtij qyteti ka zgjatur dy orë dhe në fokus të tij ka qenë lufta kundër krimit të oragnizuar,  trafikut të drogës si dhe krimeve kundër jetës. Në dalje, ministri i ri i Brendshëm nuk ka dashur të komentojë takimin.

Që prej emërimit, fillimisht si zëvendësministër dhe tani si ministër, Leshaj ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e Policisë së Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit. Ministri i ri i Brendshëm ka nisur takimet me strukturat e policisë nga qytetet më problematike me krimin. Në këto zona, përgjatë viteve te fundit ka një sërë ngjarje kriminale, kryesisht vrasje mafioze te cilat janë edhe sot pa autor.

Lleshaj ka kërkuar nga policitë vendore  pikërisht zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe goditjen e grupeve kriminale të cilat dyshohet se janë përfshirë në to. Mësohet se ministri do të zhvillojë takim edhe në drejtoritë e Durrësit dhe Vlorës, edhe këto dy qytete me nivel të lartë kriminaliteti.

Tv Klan