Aktori turk Çagatay Ulusoy i njohur me rolin e “Sarpit” në serialin “I Inflirtuari” që është transmetuar edhe në Tv Klan, është kthyer në një nga aktorët më të pëlqyer nga vajzat për shkak të pamjes së tij.

Jeta e tij profesionale dhe private ka qenë në interesin e të gjitha mediave turke, gjithashtu dhe shqiptare.

Më 23 Shtator “Sarp” ka festuar 30-vjetorin e tij dhe përmes një postimi në “Instagram”, ai ka falenderuar fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë. Aktori shihet me një tortë me qirinj përpara.

“Jam shumë mirënjohës për kauzën e madhe që ju keni bërë në emrin tim. Teksa fryj këto qirinj, uroj që secili nga ju të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Çagatay Ulusoy krahas fotos.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy tek kjo foto, është ndryshimi drastik që aktori ka pësuar këto kohë. Ai shihet me mustaqe dhe flokë të gjata, ku pothuajse nuk njihet.

Fansat e kanë kritikuar për pamjen e tij të re dhe kanë shprehur habi. Disa fansa e kanë krahasuar atë me Pablo Escobar, ndërsa shumë të tjerë të habitur e kanë pyetur: “Vëlla ç’të ka ndodhur?”/tvklan.al