Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë vizitë në Kiev





Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë vizitë në Kiev

08:53 16/06/2022

Të tre u kritikuan për qëndrim të butë ndaj Rusisë

E nisën që me natë udhëtimin me tren nga Polonia drejt Ukrainës. Liderët e tre vendeve më të fuqishme të Europës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë mbërritën në Kiev.

Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Mario Draghi priteshin prej kohësh nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili deri më tani ka pritur shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë. Vetëm Boris Johnson i Britanisë së Madhe e ka vizituar dy herë Ukrainën deri më tani.

Qëllimi i vizitës është shprehja e mbështetjes së pakursyer të këtyre vendeve për Ukrainën në përballimin e sulmit rus. Megjithatë, tre vendet kanë pasur një qëndrim më të butë se aleatët e tjerë përballë Rusisë.

Në veçanti Gjermania është treguar e kursyer në ndihmat ushtarake, edhe pse në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s që u zhvillua orët e fundit në Bruksel, përfaqësuesit e Berlinit pranuan dërgimin në Gusht të raketahedhësve të shumëfishtë si ndihmë për Ukrainën. Ndërsa Uashingtoni njoftoi ndihmë 1 miliardë dollarëshe për ushtrinë ukrainase.

Tv Klan













Të ngjashme