Tanimë shumë shpejt do të shikojmë një film të xhiruar nga hapësira. Duket e pamundur, por do të krijojë mjaft sukses duke kaluar kështu pritshmëritë.

Sipas asaj që raporton CNN Business, NASA ka konfirmuar idenë e aktorit të famshëm Tom Cruise për të xhiruar një film në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Së bashku me regjisorin Doug Liman, Cruise do të hyjë në histori në realizimin e parë të një filmi në hapësirë, që pritet të thyejë shikueshmëritë.

Liman këtë herë do të luajë rolin e skenaristit ndërsa Tom do të vijë në personazhin kryesor. Pjesë e këtij bashkëpunimi kaq të madh do të jetë edhe Elon Mask, CEO i Tesla-s. Ata do të realizojnë një fluturim me anije kozmike rreth 250 milje mbi tokë.

Më herët ishte administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, i cili u shpreh se agjencia hapësirës është e entuziazmuar të punojë me Tom Cruise për një film në bordin e Stacionit Hapësinor.

Ai ka theksuar se NASA ka nevojë për figura të njohura për të frymëzuar gjeneratën e inxhinierëve dhe shkencëtarëve si dhe për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s.

Ky projekt i propozuar është ende në fillimet e tij. Ylli i filmave “Mission Impossible”, është i njohur për çmenduritë e tij në filmat aksion.

Në trailerin e filmit Top Gun që do të shfaqet këtë Qershor, 57-vjeçari drejton një avion të vërtetë luftarak. Ndërsa në filmin Mission Impossible 4 ai ka ngjitur Burj Khalifa në Dubai që është edhe ndërtesa më e lartë në botë.

Klan Plus