Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Kuvendin e Kosovës si përfaqësues i koalicionit PAN, se ende nuk e kanë shumicën për të votuar të propozuarin e tyre për kryetar Kuvendi dhe rrjedhimisht për formimin e qeverisë, prandaj ai ka kërkuar më shumë kohë.
“
Na duhet një afat kohor më pak se sa dy javë dhe më shumë se 10 ditë
”, ka thënë Hoxhaj.
“
Ne në këto javët e fundit, por edhe sot nuk e kemi pasur shumicën. Ne kandidatin e kemi, por nuk e kemi shumicën”.
“Ne jemi të interesuar që ta impelmentojmë me çdo kusht rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. S’jemi për humbje kohe dhe zvarritje. Na presin vendime të mëdha.
Presim që ky mandat i Kuvendit do t’i adresojë me shpejtësinë e duhur të gjitha temat. Si koalicioni që e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit natyrisht se kemi kërkuar kohë në këto javë te fundit”
, pohoi Hoxhaj./ Klan Kosova.