Dyshohet se vijnë nga aktivitete kriminale

Rreth 3.5 milionë euro pasuri të pa tundshme, hotele, pallate dhe bar kafe janë sekuestruar nga prokuroria në qytetin bregdetar të Durrësit me dyshimin se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Nën sekuestro janë vendosur dy pallate dhe një hotel që ndodhen në lagjen 13 vlera e të cilave shkon në 2 milionë euro. Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të 51-vjeçarit Pëllumb Tuda. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë pasi rezulton i dënuar për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Ndërsa një tjetër pasuri me vlerë 1.5 milionë euro është vënë në sekuestro pranë zonës së njohur si shkëmbi i Kavajës. Bëhet fjalë për këtë pallat 9-katësh që është ende në ndërtim, leja e ndërtimit të të cilit dyshohet se është marrë në shkelje të ligjit.

Pasuria administrohet nga Jashar Arrëza, ndërsa nën hetim është vene ish-kryetari i komunës Rrushbull, Hysni Gashi që ka firmosur lejen. Momentalisht janë pezulluar edhe ndërtimet në këtë objekt.

Tv Klan