Dy kamionë me drogë janë sekuestruar në doganën e Kapshticës mbrëmjen e sotme gjatë kontrollit në vijën e dytë nga agjentët doganorë.

Në dy kamionë u gjetën të fshehur thasë me drogë. Lënda narkotike u zbulua me ndihmën e qenve anti-drogë. Policia nuk jep detaje për sasinë e drogës për shkak të hetimit.

Ende vijojnë hetimet për këtë rast të trafikut ndërkonbëtar të drogës të mbetur në tentativë.

/tvklan.al