Në pranga 26-vjeçari

Një i ri nga Vlora është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor “Befasia”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./tvklan.al