Disa prona me vlerë 500 mijë Euro janë sekuestruar në Tiranë. Mësohet se pasuritë janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Plantacioni”, i nisur kundër 31-vjeçarit Vasil Duraku, i cili është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Duraku është arrestuar në Angli, pasi i është zbuluar një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Gjatë arrestimit atij i janë gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 Paund britanik. Ndërkohë më pas i janë zbuluar dhe disa pasuri të tjera, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 Dollarë.

31-vjeçari kishte në pronësi, një njësi tregtare; dy apartamente dhe një 1 garazh, të cilat tashmë janë sekuestruar. Ndërkohë hetimet po vijojnë nga Prokuroria e Tiranës për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë./tvklan.al