Sekuestrohet 1.3 ton heroinë

Sekuestrohet 1.3 ton heroinë

13:20 04/09/2019

Sasi rekord, me vlerë 130 mln Dollarë

Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

1.3 ton heroinështë sasia rekord e zbuluar në një anije me konteinerë, e cila u ankorua në portin e Felikstouit në juglindjetë vendit. Në pranga ranë 4 trafikantë. Lënda narkotike kishte një vlerë tregu prej më shumë se 130 milionë Dollarësh.

Heroina ishte ndarë në pako të vogla. Lënda narkotike ishte fshehur në disa ngarkesa me peshqirë. Pamjet e shpërndara nga zyra britanike e anti-krimit NCA u xhiruan pas operacionit që u zhvillua të premten.

Droga transportohej në anijen me emrin MV Gjibraltar. Destinacioni final ishte Antverpi në Belgjikë, nga ku do të tranportohej me kamionë, pasi të shkarkohej në portin holandez të Roterdamit.

Burime të medias britanike BBC thanë se lënda narkotike e kishte origjinën nga Pakistani, por kjo ende nuk është vërtetuar zyrtarisht. Porti i Roterdamit në Holandë konsiderohet si nyja kryesore e hyrjes së sasive të drogës nga Amerika Latine dhe Azia për në tregun europian.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi