Selena Gomez ka publikuar një ditë më parë klipin më të ri, në të cilin shfaqet tepër sensuale pranë partnerit të saj mjaft të përfolur, Zedd.

Bashkëpunimi mes Selena Gomez dhe producentit Zedd është lajmëruar rreth një muaj më parë.

Në këtë klip, këngëtarja 22- vjeçare shfaqet si një diva e vërtetë, me lëvizje sensuale dhe skena të nxehta.

Kënga që mban titullin “I Want You To Know” gjendet në YouTube dhe ka arritur të marrë brenda një nate rreth 1.023.168 klikime.

tvklan.al