Mjeket: Stresi dhe pandemia kanë ndikuar negativisht

Afro 3600 persona kane humbur jetën gjatë vitit 2020 për shkak të tumoreve. Sipas mjekëve nga viti në vit regjistrohen më shumë raste nga kjo sëmundje.

“Nuk janë ulur numrat e të sëmurëve me tumor. Thjesht nuk është bërë e mundur zbulimi apo diagnostikimi dhe nuk ka se si të bëhet përjashtim për vitin që lamë pas”.

Vdekjet nga grup-sëmundja “Tumore” zënë 13,0 % të vdekjeve gjithsej vitin që shkoi, duke u renditur si grupi i tretë kryesor për shkaqet e vdekjeve.

Krahasuar me vitin 2019, janë regjistruar 0,2 % më shumë humbje jete nga kjo grup-sëmundje.

“Zbulojmë më tepër te zorra e trashë, pankreasi, stomaku dhe mëlçia, pa përjashtuar që edhe sëmundjet e gjirit ose tumoret e gjirit janë në numër goxha të lartë”.

Sipas mjekëve situata e pandemisë ka ndikuar negativisht tek personat me këto sëmundje.

“Në Shqipëri është pak neglizhente kjo puna e vizitave. Ka qenë gjithmonë dhe vitin që kaluam ka qenë më e thelluar”.

Shkaqet kryesore janë stresi dhe mënyra e jetesës.

“Është geni që ne nuk e ndryshojmë dot. E dyta është faktorët ambientalë dhe ka të bëjë shumë mënyra e të ushqyerit. Moshat e mëdha që kalojnë të 60-tat deri në 80 vjeç janë më shumë të prekura. Por kjo nuk do të thotë që moshat e reja janë më pak të paprekura, të paktën sot ne kemi në të gjitha moshat të shtrira të gjitha sëmundjet tumorale”.

Në vitin 2019 në Shqipëri kanë humbur jetën 3.583 shqiptarë nga sëmundjet tumorale.

Tv Klan