Serbia do të nisë sot vaksinimin “masiv” të qytetarëve kundër koronavirusit. Lajmi u dha një ditë më parë nga Kryeministria Ana Brnabic, e cila tha se vaksinimi do të nisë fillimisht me punonjësit e arsimit, forcat armatosura dhe të policisë, ashtu sikurse gazetarët.

“Kemi nisur t’i ftojmë qytetarët. Ju lutem aplikoni sa më shumë. Sa më shpejt dhe në mënyrë sa më eficente e bëjmë këtë proces, aq më shpejt do të mund t’i kthehemi jetës normale”.

“Është tepër e rëndësishme që të gjithë të bëjmë sa kemi në dorë që t’i japim mundësinë fëmijëve që të shkojnë në shkollë. Kjo është mbi të gjitha e rëndësishme për nxënësit e fillores, të cilët duhet të jenë me mësuesit e tyre, duhet të kenë mundësinë të socializohen dhe të edukohen me kulturën e punës. Kjo është arsyeja se përse kemi marrë edhe vendimin që të rinisim mësimin pas pushimeve të dimrit“, tha Brnabic.

Të shtunën, Serbia mori 1 milion doza të vaksinës së koronavirusit, të zhvilluar nga kompania kineze Sinopharm. 19,500 doza të tjerë nga Pfizer/BioNtech mbërritën të hënën dhe 250,000 doza të vaksinës rusë Sputnic V vijnë këtë të martë.

Deri më tani, në Serbi janë vaksinuar 20,500 persona./tvklan.al