Agjencia Kosovare e Intelegjencës pretendon se Serbia po tenton të destabilizoj Kosovën. Për këtë kreu i AKI-së Shpend Maxhuni, ka njoftuar krerët e shtetit të Kosovës ndërsa të njëjtën gjë ua ka thënë edhe anëtarëve të Komisonit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Këto detenca siç u ka thënë ai anëtarëve të komisionit vijnë nga ana e diplomacisë serbe.

Ndërsa për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova kreu i AKI-së e ka pranuar para anëtarëve të komisionit se ky institucion e ka shkelur ligjin.

Rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova është përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan ku u theksua se ata janë kërkuar nën akuza të paqarta.

Tv Klan