Reperi mjaft i njohur Majk është padyshim një ndër artistët më të suksesshëm, me produksione muzikore që kanë rrëmbyer zemrat e publikut.

Dy javë pasi solli këngën “Dynja”, Majk publikoi projektin e tij më të ri muzikor. Bëhet fjalë për një këngë kushtuar dashurisë, e cila mban titullin “Serenate”.

Për tekstin e këngës është kujdesur vetë reperi dhe deri tani kënga është pëlqyer nga fansat dhe ka marrë komente pozitive. “Serenate” nuk është e shoqëruar me videoklip, por është publikuar vetëm në versionin audio. /tvklan.al