Neymar po kalon një periudhë të vështirë të Barcelona. Sulmuesi brazilian pati momente tensioni me një nga punonjësit e sigurisë, gjatë një prezantimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në video shihet ylli i Barcelonës që përplaset verbalisht dhe i shfryn inatin pjesëtërit të stafit të sigurisë.

Vetëm pak orë më parë Neymar ishte bërë pjesë e një shfaqjeje të pakëndshme në stërvitje, ku pati një zënkë me një nga shokët e ekipit, Nelson Semedon, blerjen e re të Barcelonës. Braziliani nuk i mbajti dot nervat kur pësoi një ndërhyrje të ashpër nga mbrojtësi portugez. Ai braktisi seancën stërvitore.

Zërat për një largim të mundshëm të tij drejt PSG, kanë rritur tensionin te sulmuesi brazilian. Pak ditë më parë u përfol për një ofertë 222 milionë euro nga klubi francez. Barcelona mohon largimin e Neymar. Katalanasit kërcënuan se do t’i drejtohen UEFA-s, pasi oferta e PSG-së thyen normat e Fair Play-t Financiar.

/Tv Klan