Departamenti Amerikan i Shtetit i sheh si të rrezikshme daljet jashtë vendit, sidomos pa u vaksinuar

Departamenti i Shtetit i SHBA këshillon amerikanët të shmangin udhëtimet në 80% të vendeve në të gjithë botën për shkak të coronavirusit.

Në një shënim për mediat në lidhje me udhëzimet, bëhet me dije se pandemia vazhdon të përbëjë rreziqe për udhëtarët.

Vetëm tre vende në botë vlerësohen me risk më të ulët të katër niveleve të rrezikut si Macau, Tajvani dhe Zelanda e Re.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të gjithë amerikanët t’u përmbahen rregullave derisa të jenë vaksinuar plotësisht.

Covid-19 tani ka marrë më shumë se tre milion jetë në të gjithë botën, më shumë se gjysmë milioni prej tyre në SH.B.A. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që bota po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit deri më tani, megjithë zhvillimin global të programeve të vaksinimit.

Ndërsa më shumë se 860 milionë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në 165 vende të botës, qe ende po luftojnë për Covid-19.

Klan News