Blerja e mundshme e sistemeve ushtarake ruse nga Turqia, ka nervozuar Shtetet e Bashkuara dhe ka përshkallëzuar ndjeshëm marrëdhëniet Uashington – Ankara. Paralajmërimi i fundit për Turqinë vjen nga Pentagoni që i bëri thirrje presidentit Erdoan të tërhiqet.

Charlie Summers, zëdhënës i Pentagonit:

Nëse Turqia e merr sistemin S-400, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona ushtarake. Nëse ata blejnë sistemet mbrojtëse ruse, atëherë nuk do të marrin avionët tanë F-35 dhe sistemin raketor “Patriots”.

Sistemi tokë-ajër Patriots, ka si funksion kryesor mbrojtjen nga raketat balistike dhe është alternativa konkurruese e S-400 ruse.

Kjo deklaratë e Pentagonit është e para e drejtpërdrejtë për Rusinë. Pak ditë më parë, edhe komandanti i ushtrisë amerikane për Europën, Curtis Scaparrotti, këshilloi Kongresin të bllokonte marrjen e avionëve F-35 nga Turqia, pasi  siguria e tyre është e kompromentuar nëse blihen sistemet ruse S-400.

Por Ankaraja nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas. Presidenti Erdogan pohoi të enjten se marrëveshja me Moskën do të mbyllet dhe se vendi i tij mund të blejë gjithashtu sistemet e avancuara ruse S-500.

Tv Klan