Ambasada amerikane në Prishtinë u shpreh e shqetësuar dhe e zhgënjyer me veprimet e vazhdueshme dhe pakoordinuara që sipas saj po ndërmerr qeveria e Kosovës.

Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e kësaj të premteje thuhet se këto veprime vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë.

Reagimi vjen pasi Policia e Kosovës zhvilloi një operacion kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ambasada e SHBA thekson se çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe se ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas SHBA, këto veprime të njëpasnjëshme reflektojnë një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit mes dy vendeve.

Tv Klan