Po vazhdon insistimi i SHBA-së për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. Në prag të vizitës së zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, David Hale, në Prishtinë e Beograd për të nxitur të dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve, ambasadori amerikan Philip Kosnett ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosocës Kadri Veselin.

Takimi i cili zgjati më shumë se gjysmë ore ishte i mbyllur për media, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar se çfarë është biseduar. Ndërkohë me tone më të buta ka folur sot Presidenti Hashim Thaçi. Nga kazerma “Adem Jashari”, ku edhe u shënua nisja e “Epopesë së UCK-së”, kreu i shtetit ka ftuar për bashkim të spektrit politik, sepse sipas tij, “të bashkuar edhe miqtë na duan më shumë”.

Tv Klan