Washingtoni e vendos Ankaranë mes dy zgjedhjeve, të vazhdojë me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 apo t’a pezullojë atë për të blerë 100 avionët avionët luftarakë amerikanë F-35. Vendimin përfundimtar duhet t’a marrë deri në fund të korrikut.

Ky është ultimatumi që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i vendosi përmes kësaj letre, ministrit turk të mbrojtjes.

“Turqia nuk do të marrë F-35-at, nëse merr S-400-at. Keni ende mundësinë për të ndryshuar kursin për S-400-ën”.

Pentagoni ka argumentuar se nëse avionët F-35 fluturojnë brenda rrezes së radarëve të sistemit S-400, rusët mund të grumbullojnë fshehurazi informacione për pjesë të veçanta të avionëve ushtarakë amerikanë.

Megjithatë Presidenti turk Regep Taip Erdoan e ka bërë të qartë vendosmërinë për t’a çuar deri në fund instalimin e sistemit rus të mbrojtjes ajrore në Turqi. Erdoan është shprehur më herët se amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm për t’u shitur turqve sistemin raketor “Patriot”.

Tv Klan