Shërbimi Sekret është armatosur për ruajtjen e sigurisë së zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane pas ndërhyrjes së protestuesve brenda Kongresit amerikan.

Në momentin e pushtimit të Capitol Hill nga ana e mbështetësve të Presidentit Trump, në Kongres ka qenë edhe zv/Presidenti amerikan Mike Pence.

Në këtë foto të publikuar nga mediat amerikane, duket që agjentët e Shërbimit Sekret janë të armatosur pas ndërhyrjes së protestuesve brenda Kongresit.

Mbështetësit pro-Trump u futën në ambientet e brendshme teksa po zhvillohet seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, ku fitues u shpall Joe Biden. /tvklan.al