Është arrestuar nga policia italiane, një shqiptar me iniciale A.B, pasi ky i fundit gjatë një sherri me një italian, ka dalë nga makina duke e sulmuar rivalin e tij, me drapër dhe çekiç.

Për A.B tashmë rëndon akuza për sulm të rënduar.

Ngjarja e ndodhur në provinën e Ortonës dhe sipas mediave italiane, shqiptari ka qenë duke udhëtuar me makinë kur ka pikasur në trotuar italianin. Pasi është kthyer mbrapash, ka dalë nga makina dhe ka nxjerrë nga kjo e fundit, një drapër dhe një çekic, duke e sulmuar me iniciale M.D.P dhe duke i shkaktuar të prera të lehta. Por dhe italiani është kundërpërgjigjur me grushta.

Gjatë grindjes të dy rivalët janë lënduar dhe ngjarja mund të kishte përfunduar në një tragjedi, nëse nuk do të ishte ndërhyrja e një mareshalli të policisë që gjendje aty.

Ende nuk dihen arsyet e sulmit, por policia italiane, dyshon për konflikte të vjetra mes tyre.

Të dy burrat janë transferuar në spitale të ndryshme, ndërsa për shqiptarin tashmë kanë nisur hetimet./tvklan.al