Një sherr mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Burime nga policia kanë bërë me dije se mëngjesin e sotëm, ndërsa ndodheshin në banesë, 33 vjeçari nga Fieri, A. S., ka plagosur me thikë vëllanë e tij S. S., 28 vjeç, për motive të dobëta.

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit,  ndërsa pak orë pas ngjarjes është arrestuar autori. /tvklan.al