Sherri mes dy të rinjve çon në të shtëna me armë

Foto ilustruese


Sherri mes dy të rinjve çon në të shtëna me armë

19:06 12/01/2021

Në fshatin Adriatik, Kurbin, shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.






Të ngjashme