Aktorja mjaft e dashur për publikun Olta Gixhari prej kohësh jeton në Spanjë pasi u njoh me partnerin  e saj misterioz. Ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë identitetin e tij dhe poston shumë rrallë herë foto me të. Kur bën ndonjë postim në rrjetet sociale, aktorja përpiqet që t’ja fshehë fytyrën.

Në verën e kaluar ata janë bërë prindër të një djali, i cili ia ndryshoi jetën dhe ia bëri atë më të bukur. Së fundi Olta ka ripostuar një foto ku shihet shtrirë buzë detit me partnerin.

 “M’ka marrë malli të zhguritem me burrin brigjeve. Ehhh”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke treguar se tani i gjithë përkushtimi dhe koha e tyre, i dedikohet djalit të tyre. /tvklan.al