Denaj: Aplikoni për kredinë e dytë për kapital pune

Më shumë se gjysma e fondit të garancisë sovrane për dhënien e pagave për punonjësit është duke u përdorur nga kompanitë e mëdha.

Deri tani janë 712 biznese që kanë aplikuar për të marrë kredi nga ky instrument, ku interesi është zero dhe nuk ka nevojë për lënie kolaterali pasi garantohet nga buxheti i shtetit, dhe për 462 shoqëri është aprovuar kredia.

Ministrja e Financave Anila Denaj i ftoi bizneset që të aplikojë edhe për linjën tjetër të kredisë së garantuar nga shteti, atë për kapital pune.

Aprovimi për linjën e kredisë së dytë të garantuar nga shteti do të kërkojë më shumë kohë për t’u përpunuar si procedurë nga bankat, dhe në këtë rast vetëm 60% të kolateralit e vendos shteti.

Në total fondi i parë i garancisë për paga është 11 miliardë Lekë, dhe kërkesat e bizneseve deri më sot kapin një vlerë prej 7.7 miliardë Lekësh, ndërsa garancia për kapital qarkullues ka një fond prej 15 miliardë Lekësh.

Tv Klan