#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Te ftuara:

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

Ingridi – Këngëtare

2 receta nga Znj.Vjollca

Musaka me perime dhe mish të grirë

3 patate të mëdha
2 kunguj mesatar
2 patëllxhanë të mëdhenj
100 gr djathë kaçkavall i kripur
2 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

-Për kimën

1 qepë
2 thelpinj hudhra
3 lugë gjelle vaj ulliri
500 gr mish të grirë
1 lugë supë salcë domate
400 gr domate në kuti
1 lugë çaji sheqer
1 lugë kafe kanellë
Kripë + piper të zi + arrë moskat

-Për beshamelin

80 gr gjalp
80 gr miell
800 ml qumësht
3 të verdha veze
80 gr parmixhano

Fillimisht ziejmë patate për 20 min i qerojmë e më pas i presim në feta me trashësi mesatare. Në një tepsi ku kemi vendosur letër pjekje vendosim letër pjekje, vendosim patatet në feta. Patëllxhanët dhe kungujt të prerë po ashtu në feta i spërkasim me pak vaj dhe pak kripë dhe i pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 min. Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin dhe kaudrisim qepën derisa të zvedhet, shtojmë hudhrat e grira, mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen derisa mishi të mos ketë lagështirë. Shtojmë salcën e domates e përziejmë duke shtuar domatet në kuti, hedhi kripë + piper të zi + arrë moskat + kanellë. I përziejmë mirë përbërësit e kimës dhe e lëmë të zieje për 10-15 min në temperautë mesatare. Përgadisim beshamelin si zakonisht gjalp + miell. I përziejmë për 5 min dhe e shuajmë me qumësht duke përzierë vazhdimisht sa të valojë për 3 min, shtojmë kripë + arrë moskat dhe 3 të verdha vezë. Në një tavë të lyer me vaj + bukë të thekur të grirë, vendosim fillimisht patatet si bazë, më pas kungujt dhe patëllxhanët duke i spërkatur me pak djathë kackavall. Shtojmë kimën ku kemi shtuar dhe 2-3 lugë gjelle beshamel të përzierë. E nivelojmë mirë kimën si shtresë më pas e mbulojmë beshamelin. E nivelojmë përsëri e më pas e mbulojmë me parmixhano. Vendosim musakanë në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë për 350- 40 min derisa të marrë ngjyrë të artë. E sherbëjmë pas 1 ore pasi e kemi nxjerrë nga furra.

Cheesecake me kos dhe luleshtrydhe

Për bazen

1 pako biskota 250 gr
125 gr gjalp i tretur

-Kremi

400 gr kos grek + 1 lugë kafe vanilje
2 kuti qumësht të kondensuar
500 gr krem pana

-Për garniturën

Reçel luleshtrydhe
Fruta luleshtrydhe ose të ndryshme

Fillimisht grimë biskotat në një grirëse, shkrimë gjalpin e më pas e përziejmë me bikotat e grira. Vendosim biskotat në gjlp në një tepsi keku ose i nivelojmë mirë duke i ngjeshur me fundin e gotës. Në një tas vendosim kosin + vaniljen dhe i përziejmë me qumëhstin e kondensuar. Rrahim kremin e panës dhe më pas i bashkojmë pak nga pak panën në tasin me kos dhe qumështin e përziejmë. I trazojmë derisa të na bëhet një masë homogjene dhe e shtojmë mbi biskotat që kemi vendosur si bazë në tavë. E nivelojmë kremin mirë e më pas vendosim tepsinë në frigorifer për 3-4 orë e më pas mbulojmë me recel luleshtrydhe dhe fruta feta, feta ose frutat që preferoni. E servirim duke i shtuar përsipër pak recel.

Do jetë javë me shumë fat, çfarë thonë yjet për ju?

Dashuri të reja, rritje rroge, udhëtime, parashikimi për 12 shenjat e horoskopit

Quiz/ Loja telefonike