#Marinela Hysa#Senera Hoxha#Agisa Xhemalaj #AlbanaCaushaj#EndritMone#AldaKola#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj.Vjollca

Kek me banane dhe arrë të karamelizuara

3 banane mesatare
½ lëng limoni
60 gr sheqer
30 gr gjalpë
50 gr arra
Për brumin:
2 vezë
1 bustinë sheqer vanilje
60 gr vaj vegjetal
120 ml qumësht
200 gr miell
1 bustinë pluhur pjekës

Fillimisht qerojmë bananet dhe i presim ato në feta rrumbullake me trashësi 0.3 cm. I spërkatim me lëng limoni që të mos na oksidohen.
Në një tigan vendosim sheqerin 60 gr, nuk e përziejmë duke e lënë të karamelizohet, derisa të kthehet në gjendje të lëngshme dhe të marrë ngjyrë të kuqerremtë.
Shtojmë 30 gr gjalpë dhe e përziejmë derisa të shkrijë.
Shtojmë bananet dhe i përziejmë për 2-3 minuta.
Më pas shtojmë arrat dhe vazhdojmë përzierjen.
E largojmë nga zjarri.
Në një tas vendosim dy vezë, 1 bustinë vanilje, 60 ml vaj, 120 ml qumësht, 200 gr miell dhe pluhur pjekje.
Të gjithë këta përbërës i përziejmë në tas, derisa të formohet një brum i rrjedhshëm nga luga.
Shtojmë bananet dhe arrat e karamelizuara dhe vazhdojmë përzierjen së bashku me brumin.
Lyejmë me gjalpë dhe miell anët e një tepsie drejtkëndëshe 28×11 cm. Vendosim në fund të saj letër piekjeje dhe më pas shtojmë brumin e kekut.
E vendosim atë në furrë në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta. Pasi të piqet, e ftohim dhe e pudrosim me sheqer pluhur sipas dëshirës.

Noodles me pulë dhe perime

1 Fileto pule
2 thelpinj hudhër
2-3 qepë të njoma (opsionale)
1 kungull
1 karrotë
Soje
Kripe dhe piper
Susam

Liposkulptura, rimodelimi i trupit me anë të heqjes së tepricave dhjamore

Kush është Marinela Hysa që ndezi rrjetin me deklaratën në “Love story”

Çfarë materiali duhet të zgjedhim kur ndërtojmë një shtëpi?