Nuk kanë fund aludimet për largimin e Megan Markle dhe Princ Harry-t nga pallati mbretëror. Këtë radhë, burime konfidenciale për “Daily Mail” tregojnë se shkak për humbjen e titujve “lartmadhëri” është nëna e Megan, Doria.

Në artikull shkruhet se Harry ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me vjehrrën e tij, aq sa mund të ndikohet edhe në mendime. Lidhja e ngushtë vjen edhe si pasojë e mungesës së nënës për Dukën e Sussex, gjë që ka përforcuar raportin e ngushtë familjar mes tyre.

Klan Plus