Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person, pasi qarkullonte me armë zjarri në qytet. Në pranga ra 54- vjeçari me inicialet  S.K., banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Bahçallek, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.

Gjithashtu u arrestua dhe adoleshenti me inicialet S. D. 17 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin B. Y. 20 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër, duke i dëmtuar nofullën, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme./tvklan.al