Të bëhesh nënë është një nga hapat më të rëndësishëm në jetë. Por shumë pak prej nënave të reja janë të informuara mbi ndryshimet që po vijnë në jetën e tyre.

Ato nuk kanë informacion se si të kalojnë sa më lehtë shtatzëninë, si të jenë të përgatitura për procesin e lindjes apo momentet e para e të qenit nënë. Si të sillen me beben, si ta mbajnë dhe si t’i shërbejnë. Shpesh këto janë praktika që thjeshtë përcillen nga njëri brez grash tek tjetri.

Për herë të parë, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ka zhvilluar një klase prenatale në ambient të hapur, për t’u dhënë këshilla nënave të reja. Materniteti “Mbretëresha Geraldin” pret numrin më të madh të lindjeve në Shqipëri. Çdo vit në këtë maternitet realizohen 7000 lindje.

Klan Plus