Makina e një biznesmeni në Lezhë u përfshi nga flakët mbrëmjen e së premtes. Automjeti, i cili ndodhej i parkuar brenda ambienteve të një kampingu në rrugën e Shëngjinit i është vënë zjarri nga dy persona rreth orës 4 pas mesnate.

Flakët e kanë shkrumbuar tërësisht atë. Burime nga policia thanë se biznesmeni ka pak ditë që është larguar nga Shqipëria bashkë me familjen. Dyshimet janë për një zjarrëvenie për shkak të konflikteve me pronarit të automjetit dhe autorëve.

Tv Klan